Flash

Oferta e Juventus refuzohet: Locatelli vlen shumë më tepër për Sassuolon

Lapsi.al 17 July 2021
Oferta e Juventus refuzohet: Locatelli vlen shumë më tepër

Javë vendimtare për mesfushën e ardhshme të Juventusit. Nëse nga njëra anë drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me Sassuolo për blerjen e Manuel Locatellit, nga ana tjetër tekniku Max Allegri do të duhet të fillojë sezonin pa brazilianin Arthur, i cili u operua në Klinikën Fornaca në Torino për heqjen e kockëzimit të membranës interozoze të këmbës së djathtë, një kalcifikim mes tibias dhe fibulës që e kishte shqetësuar atë që nga fillimi i vitit. Ish-lojtari i Barcelonës duhet të qendrojë pushim për të paktën tre muaj. Klubi i Juventusit ka njoftuar se ndërhyrja ka qenë krejtësisht e suksesshme dhe braziliani do të jetë në gjendje të fillojë terapitë e rikuperimit.

Ndërhyrja, e kryer nga dr. Piana dhe dr. Battiston, në prani të përgjegjësit shëndetësor të Juventusit, dr. Stefanini, në klinikën Fornaca në Torino, është krejtësisht i suksesshëm dhe kohët e shërimit janë rreth 3 muaj, siç thuhet në njoftimin për shtyp.

Nga pikëpamja e merkatos, megjithatë, takimi mes Cherubinit dhe Carnevalit për të biseduar rreth Locatellit nuk ka sjellë asnjë zhvillim pozitiv, duke pasur parasysh se bardhezinjtë - mes pjesës fikse, bounuseve dhe lojtarëve të mundshëm në shkëmbim - janë larg nga përmbushja e kërkesave të Sassuolos. Lojtari, për të cilin klubi jeshilzi tashmë ka regjistruar një ofertë nga Arsenali për një total prej 45 milionë euro, dëshiron të presë Juventusin. Palët do të takohen në ditët e ardhshme, por për momentin distanca mbetet e konsiderueshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI