Flash

Wayne Bridge mllef e përçmim ndaj Mancinit: “E urrej, doja tw humbiste. Te City fitoi falë lojtarëve”

Lapsi.al 17 July 2021
Wayne Bridge mllef e përçmim ndaj Mancinit: “E urrej, doja tw

Për Roberto Mancinin është vështirë të gjesh dikë që të jetë kundër, sidomos pas asaj që bëri tekniku italian në Euro 2020, ku e ngjiti Italinë në majën e futbollit kontinental, duke fituar kështu respektin dhe dashurinë edhe të atyre që mbase nuk besonin tek ai aq shumë. E megjithatë cështja është e ndryshme në Angli, ku fytyra e trajnerit nga Jesi do të shoqërohet gjatë me zhgënjimin e panumërt të Tre Luanëve. Pavarësisht kësaj, në Manchester, në anën e City, tekniku është ende një legjendë për kthimin e klubit te fitorja në Premier League pas më shumë se dyzet vjetësh. Por edhe mes lojtarëve që kanë punuar me të, një zë del nga kori dhe është ai i ish-mbrojtësit Wayne Bridge.

"Më lëndoi vërtet shumë sepse e urrej Mancinin, të gjithë e dinë që nuk më pëlqen fare. Nuk do të thosha se është trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë, por taktikisht nuk është aq i mirë. Por ajo që bëri ishte dicka e madhe dhe më kushton që ta them. Familja ime nuk ishte e lumtur vetëm sepse Anglia po fitonte, por edhe sepse Mancini 'po humbte, kështu që ishte edhe më keq akoma. Nuk e kuptova kurrë si trajner. Në Manchester City fitoi Premier League, kështu që tifozët e duan, por nëse shikon lojtarët dhe ekipin që kishte, ai e fitoi atë falë tyre, jo sepse ai është një trajner i mirë ”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI