Flash

Dinamo, 14 përforcime për një super skuadër: Ibraimi bëhet simboli i 'nëndetëses blu'

Lapsi.al 17 July 2021
Dinamo, 14 përforcime për një super skuadër: Ibraimi
Rikthimi pas 9 vjetësh në Superiore nuk mund të jetë provizor e tek Dinamo e kanë patur një ide të qartë që në momentin që u përmbush, për të mos thënë që ishte pjesë e një projekti të mirëmenduar për ti kthyer klubit statusin që i takon. E kështu, e gjithë vëmendja u përqendrua menjëherë në një strukturë klubi e një vijë merkato që të ecin paralelisht e ku qershia mbi tortë ishte firma me Agim Ibraimin. Kapiteni i Kukësit mund të konsiderohet goditja më e fortë e Bluve në kërkim të një ringritje në kualitet, për tu prezantuar denjësisht në Superiore. Sulmuesi garanton gola e eksperiencë, për një skuadër që ka nevojë për të dyja, e që nuk i ka reshtur përforcimet për të qenë gati për sfidën e re.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Agim Ibraimi (@agimibraimi)

14 blerje, ndoshta shumë për një skuadër që të performojë menjëherë në nivele të larta, por të domosdoshme, duke parë diferencat që kanë nivelet e futbollit. Nga Kukësi erdhi edhe Besir Demiri, joly difensiv, i aftë të luajë edhe përpara mbrojtjes e Enis Gavazaj sulmuesi që operon në të dy krahët pa problem. E që Dinamo e kishte seriozisht mjaftoi edhe firma me Alexander Isaevskin, që me Vllazninë bëri aq mirë. Një njohje tjetër e Superiores ishte edhe ish-lojtari i Flamurtarit Goran Siljanovski e ai i Tiranës Lacinet Sidibe apo edhe të tjerët Patrik Bardhi e Dorian Kërciku. Blutë kanë siguruar portën me Romeo Harizajn, numrin 1 të Apolonisë e pjesë e kombëtares U21, ndërsa nga Korabi ka mbërritur golashënuesi më i mirë i dibranëve Xhuljano Skuka. Blutë kanë vënë nën kontratë edhe Abazaj, Haxhiun dhe dy lojtarë të ardhur nga kampionatet e huaja Stefen Chinedu e Alexander Sofranak për ti vënë teknikut Bledi Shkëmbi në dispozicion një skuadër me cilësi e me shumë zgjedhje e duke dhënë detajet e pagabueshme të një buxheti të rëndësishëm për të përballuar sezonin, duke qenë shumë më tepër se një skuadër që kërkon mbijetesë…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI