Flash

UEFA 'pasuron' klubet shqiptare: Teuta gati të kalojë barrierën e 1 milion euro, tre të tjerat e ndjekin pas

Lapsi.al 17 July 2021
UEFA 'pasuron' klubet shqiptare: Teuta gati të kalojë

Katër klubet shqiptare po mbushin arkat e tyre, tre falë kualifikimit në raundin e dytë të Conference League dhe Teuta kampione, falë zbritjes nga Champions në turneun më të ri të UEFA-s dhe një shorti të favorshëm

TEUTA

Skuadra e Martinit që zhgënjeu në debutimin në këtë sezon përballë sheriff Tiraspol, në raundin e parë kualifikues, duke përshëndetur kompeticionin me një agregat 5-0 në favor të kampionëve moldavë. E megjithatë zhgënjimi për durrsakët është vetëm në rezultat, sepse arkat e klubit po mbushen me shpejtësi, me një short madje, pas zbritjes në Conference League, shumë të favorshëm e që në letër i garanton akoma të ardhura të tjera. Kështu, Teuta me 280 mijë euro të arkëtuara në raundin e parë kualifikues të Champions, do të kenjë një bonus prej 350 mijë euro të tjera nga UEFA për prezencën në raundin e dytë të Conference League. Nuk është një humbje e madhe financiare në fakt fakti që nuk u kualifikua në raundin e dytë të Champions, ku do të shtonte në arkë 380 mijë euro, praktikisht vetëm 30 mijë më shumë. Ajo që pasuron, potencialisht duke folur, durrsakët, është shansi për tu kualifikuar në raundin e tretë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, të favorizuar nga fakti se do të përballen me një ekip modest si Inter Club d’Escaledes, kampionët e Andorras që në raundin paraeleminator të Champions u thyen 2-0 nga Prishtina. E nëse Teuta ia del, atëherë ja ku janë edhe 550 mijë euro të tjera në arka, për një total që shkon ekzaktësisht 1 milionë e 250 mijë euro, që mund të shtohet ende nëse durrsakët tregojnë kualitetin e tyre dhe shorti vazhdon të jetë xhentil me ta.

VLLAZNIA, PARTIZANI E LAÇI

Për tre klubet e tjera, që bënë debutimin në Conferencë League, përfitimet janë të njëjta. Partizani, Vllaznia e Laci pasi kanë siguruar 200 mijë eurot e prezencës në kompeticion, i kanë shtuar me fitoret e arritura respektivisht ndaj Siroki Brijeg, Sfintul Gheorghe e Podgorica edhe 350 mijë euro të tjera, duke e cuar totalin e arkëtuar në 550 mijë euro. E gjithë cështja tani është se për të rrëmbyer edhe 550 mijë që vlejnë raundin e tretë kualifikues detyra nuk është fare e lehtë, sidomos për Partizanin, që duhet të bëjë llogaritë me zviceranët e Basel. Kundërshtari i Vllaznisë do të jetë AEL Limasol, ndërsa bardhezinjtë e Lacit duhet tia dalin përballë Universitatea Craiova.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI