Flash

Video/ F1, impakt i dhunshëm me barrierat në Silverstone: Hamilton përplas Verstappen me murin

Lapsi.al 18 July 2021
Video/ F1, impakt i dhunshëm me barrierat në Silverstone: Hamilton

Në Silverstone ndodh gjithcka në xhiron e parë, ku në duelin mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton ishte piloti i Red Bull ai që e pësoi më keq. Në Copse, në një duel rrotë më rrotë mes dy makinave, Mercedesi i Mbretit të Zi goditi Verstappen duke e bërë atë të rrotullohet dhe të përplaset me barrierën. Momente frike për hollandezin, i cili më pas doli me këmbët e tij, ndërsa gara u ndal nga flamuri i kuq me Leclerc në avantazh dhe një penallti për Hamiltonit prej 10''.

Dinamika e aksidentit shkaktoi diskutim, flamuri i kuq i menjëhershëm ngriu garën me Leclerc në avantazh - i cili përfitoi nga kontakti për të kapërcyer të pafatin Verstappen dhe Hamilton - hetimi për Mbretin e Zi përfundoi me një dënim prej 10 sekondash për tu kryer në ndalesën e parë në pit stop.

"Shikoni kthesën, aksident i madh. Është 100% një kthesë në favor të Max, i gjithë faji është i Hamilton. Faleminderit Zotit që doli i padëmtuar" ishin këto fjalët e Horner për FIA përmes radios, pas kontaktit mes Red Bull dhe Mercedes. "Është një lehtësim kur e pashë Maksin të hynte në qendrën mjekësore me këmbë, por situata e aksidentit është e qartë. Lewis e di që kjo nuk bëhet, ishte një manovër shumë e rrezikshme," shtoi drejtori i ekipit të Red Bull.

https://www.youtube.com/watch?v=0e_et3pF6mI

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI