Flash

Barcellona largohet nga Camp Nou: nga 98 mijë tifozë, Messin e të tjerët tani do ti mbështesin... 6 mijë

Lapsi.al 18 July 2021
Barcellona largohet nga Camp Nou: nga 98 mijë tifozë, Messin e të

Barcelona po përgatitet të largohet nga Camp Nou! Jo, nuk bëhet fjalë për revolucion, vetëm domosdoshmëri. Stadiumi i blaugranave së shpejti do të rishikohet dhe modernizohet, kështu që nga sezoni i ardhshëm - ky është vullneti i presidentit Laporta - Messi dhe shokët e tij do të duhet të lëvizin. Ashtu si ndodhi me Real Madrid i cili luajti ndeshjet e tij në shtëpi në Valdebebas, për shkak të punimeve në Bernabeu, Barcelona po shqyrton mundësinë për tu spostuar në stadiumin 'Johan Cruyff', në qytezën sportive të Sant Joan Despí.

Lajmi është mësuar nga gazeta katalanase Mundo Deportivo: drejtuesit e klubit tashmë kanë pasur disa takime teknike me këshillin komunal të Barcelonës për të vlerësuar situatat pro dhe kundër mbi mundësinë e lëvizjes në stadiumin olimpik 'Lluís Companys' në kodrën Montijuic, e para alternativë e vendosur në tryezë, e cila për momentin ngre një seri problemesh dhe të panjohurash. Në fakt, në 'Lluís Companys' duhet të investohet për të përshtatur një strukturë komunale. Përveç kësaj, terreni duhet të ribëhet ndërsa ai i 'Johan Cruyff' është tashmë i përshtatshëm. Për më tepër, koncertet mbahen në Montjuic sidomos gjatë verës, gjë që do ta bënte shumë të vështirë të kesh një terren në gjendje të shkëlqyer në gusht në fillimin e kampionatit. Prandaj, hipoteza më e mundshme është Johan Cruyff, që gjithsesi ka një kapacitet maksimal prej 6000 spektatorësh, krahasuar me 60 mijë të Lluìs Companys.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI