Flash

Video/ "Bella ciao": Hysaj këndon himnin partizan në prezantim, bën armiq ultrasit fashistë të Lazios

Lapsi.al 19 July 2021
Video/ "Bella ciao": Hysaj këndon himnin partizan në
A mundet që një këngë e njohur botërisht si himn i luftës për liri të bëhet objekt polemikash, për të thënë më keq? Padyshim që po, duke pasur parasysh atë që ndodhi në grumbullimin e Lazios në Auronzo di Cadore. Protagonist, për fatin e tij të keq, Elseid Hysaj mbrojtësi shqiptar i sapo mbërritur të bardhekaltrit pas viteve të kaluara në Napoli. Si çdo lojtar i ri, anësori shqiptar gjithashtu duhej të respektonte ritin e fillimit duke kënduar një këngë para shokëve të tij të skuadrës: e pra, ajo që ai zgjodhi ishte 'Bella Ciao'. Mund të ishte një nderim për "La casa de papel" (siç janë përpjekur disa të argumentojnë, duke kujtuar se si motivi ishte gjithashtu i përsëritur në "serinë" në fjalë) ose vetëm dëshira e ligjshme e shkodranit për të kënduar himnin partizan të njohur të gjithë në të gjithë botën, por fakti është se kjo gjë provokoi zemërimin e ultrasve fashiste të Lazios. Nga këtu lindi pretendimi për të pasur shpjegime, fillimisht duke u paraqitur në lokalin ku ishte vendosur ekipi dhe pastaj në hotelin ku ndodhen bardhekaltrit të grumbulluar. Me ndërhyrjen e nevojshme dhe sqarimet e drejtorit sportiv të Lazios Igli Tare, cështja është qetësuar në dukje, edhe pse si përfundoi, mund të kuptohet nga fakti se videot e publikuara në rrjetet e ndryshme sociale nga vetë lojtarët gradualisht janë zhdukur, hequr i detyruan t'i heqin sikur të ishte një "krim".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI