Flash

"Shpërthimi i infeksionit nga pozitiviteti i një lojtari no-vax": përgjegjësi mjekësor i klubit italian apel të gjithëve

Lapsi.al 19 July 2021
"Shpërthimi i infeksionit nga pozitiviteti i një lojtari

Kaosi për shkak të Covid që shpërtheu te Spezia ka ndodhur për shkak të vendimit të dy lojtarëve, që vendosën të mos vaksinohen. "Ne morëm dozën e parë të vaksinës. Dy futbollistë nuk dëshironin të bënin vaksinën dhe konsiderohen no vax, duke krijuar një 'cluster' të vogël nga pikëpamja klinike. Për fat të mirë, të gjithë djemtë janë mirë. Të gjitha klubet po vazhdojnë me vaksinat", zbuloi për Radio Punto Nuovo Profesor Vincenzo Salini, mjek i klubit dhe anëtar i komisionit mjekësor FIGC.

"Të mos grumbullohen lojtarët no-vax? Kjo varet nga klubet, megjithatë është një përqindje e ulët. Unë mendoj se ky aspekt i shtyn lojtarët edhe më shumë për t'u vaksinuar. Lojtarët e vaksinuar dolën pozitivë sepse nuk kemi mbulim të plotë me dozat e dyta. Një lojtar nga dy që nuk kanë bërë vaksinën doli pozitiv dhe të tjerët të vaksinuar e kishin bërë prej shumë pak kohe dozën e parë për të qenë të mbuluar, "shpjegoi ai.

"Si Komision Mjekësor FIGC kemi një protokoll më të lehtë sepse parashikon vaksinimin. Ne po punojmë për të sjellë spektatorë në stadiume. Unë kam besim sepse numrat e të shtruarve në spital janë të ulët dhe ata që shkojnë në spital janë të pavaksinuar. Unë jam i sigurt që Spezia, pas dozës së dytë, nuk do të ketë më probleme. Lojtarët duhet të vaksinohen, por ne mund të bëjmë vetëm punë bindëse", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI