Flash

"Jam këtu për Koeman, gati të luftoj": Depay firmos për Barcelonën

Lapsi.al 19 July 2021
"Jam këtu për Koeman, gati të luftoj": Depay firmos

"Jam përmirësuar shumë me Koeman, të luaja në ekipin kombëtar dhe të stërvitesha me të ishte shumë e rëndësishme për mua. Më ka mbështetur gjatë dëmtimit. Më ka parë të luftoja për t'u kthyer më i fortë se më parë, më ka mbështetur për gjithçka. Ai insistoi që të vija këtu, prandaj jam shumë i lumtur. Jam gati të luftoj". Këto janë fjalët e para të Memphis Depay, përforcimi i ri i Barcelonës, i cili arriti në një transferim falas nga Olympique Lyon. "Më pëlqen të luaj futboll proaktiv, të krijoj shanse, të jap asist dhe të shënoj gola - shtoi sulmuesi holandez - Është një ditë e veçantë, unë jam shumë i ngazëllyer që jam këtu dhe në këtë stadium. Nga kjo aventurë unë pres të fitoj trofe, jam shumë i ngazëllyer nga idea që do t'i njoh të gjithë".

E ndërkohë, katalanasit po kërkojnë të organizojnë edhe një shkëmbim me Milanin. Kuqezinjtë në kërkim të një zëvendësuesi për Hakan Calhanoglu, kanë shënjestruar Philippe Coutinhon, i cili është në dalje nga Barcelona. Në këtë pikë, blaugranat kanë kërkuar të përfshihet në negociata Alessio Romagnoli, që - sipas asaj që raporton 'Sport' - i pëlqen shumë Barcelonës. Mbrojtësi italian, që në muajt e fundit ka gjetur pak hapësira tek kuqezinjtë, i mbyllur nga Tomori dhe Kjaer, është ndjekur nga specialistët e merkatos të klubit spanjoll për një kohë të gjatë dhe, në rast të lamtumirës së Umtiti dhe Lenglet, mund të përfaqësojë përforcimin e duhur për mbrojtjen.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI