Flash

Nga pjesët e lojës 30' tek rivëniet anësore me këmbë: ja rregullorja e re që po mendon FIFA

Lapsi.al 19 July 2021
Nga pjesët e lojës 30' tek rivëniet anësore me

Fifa po mundohet të shikojë përpara drejt së ardhmes, duke eksperimentuar me disa ndryshime thelbësore në rregullat e lojës së futbollit. Një përmbysje e vërtetë është ajo që organizmi drejtues i futbollit botëror po eksperimenton këto ditë në Future of Football Cup, një turne për ekipet U 19 në të cilat marrin pjesë skuadrat e të rinjve të AZ Alkmaar, PSV Eindhoven, RB Leipzig dhe Club Brugge. Nuk bëhet fjalë për masa të thjeshta për të përmbushur evolucionin e lojës, por ndryshime revolucionare, të cilat sidoqoftë duhet së pari të paraqiten, pastaj të aprovohen nga IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit). Vetëm atëherë ato mund të përvetësohen në botën profesionale.

KOHËT E LOJËS

Jo më dy gjysma 45 minutëshe, por nga 30 minuta. Nuk ka më minuta rikuperimi, por kohë efektive, siç ndodh në basketboll, që do të thotë me orën që ndalet sa herë që ndërpritet loja.

ZËVENDËSIMET

Nuk do të ketë më tre ndryshime për ndeshje (të cilat janë bërë pesë për një vit e gjysmë për shkak të pandemisë), por zëvendësime të pakufizuara. Për të zbatuar këtë rregull, ndoshta do të ishte thelbësore që të zbatohet edhe ai i mëparshëm, në mënyrë që të shmanget humbja e kohës.

KARTONËT E VERDHË

Kartonët e verdhë do të shndërrohen në "të kuqe përkohësisht": një ndëshkim me të verdhë në fakt do të sillte daljen nga fusha të lojtarit fajtor për faullin për pesë minuta. Ndëshkimi për kartonin e kuq, nga ana tjetër, do të mbetej si aktualisht.

ANËSORET

Si në futsal, për të kryer rivëniet anësore do të përdoreshin këmbët dhe jo më duart.

RIFILLIMI I LOJËS

Me rastin e një goditje këndi, goditje dënimi me dy pasime dhe rivënie anësore do të rrëzohej detyrimi për të shërbyer një shok të ekipit: kushdo që merr përsipër të ekzekutojë shërbimin do të jetë në gjendje të prekë topin për vete dhe të fillojë me shpejtësi një aksion të ri.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI