Flash

Këndoi himn partizan, Lazio i del në mbrojtje Hysajt: "Jo instrumentalizimit personal dhe politik"

Lapsi.al 19 July 2021
Këndoi himn partizan, Lazio i del në mbrojtje Hysajt: "Jo

"Është detyrë e Shoqërisë të mbrojë të teseruarin e vet dhe ta largojë atë nga instrumentalizimi personal dhe politik që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi". Ky është reagimi i parë zyrtar i Lazios, që e ka specifikuar këtë në një komunikatë për shtyp, në lidhje me ngjarjen që ka përfshirë blerjen e re Elseid Hysaj, të sulmuar në mediat sociale nga tifozët e bardhekaltërve për faktin se këndoi 'Bella Ciao' gjatë një darke me ekipin.

"Grumbullimi i skuadrës duhet të vazhdojë me angazhimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që është frymuar deri më tani", përfundon komunikata e Lazios.

Shqiptari zgjodhi të këndonte himnin partizan, në traditën që cdo lojtar i sapoardhur në klub duhet të këndojë përpara shokëve të rinj të ekipit. Por kjo këngë e famshme nuk i ka pëlqyer ultrasve bardhekaltër, të krahut ultra të djathtë dhe shkodrani është vënë në shënjestër të fyerjeve në mediat sociale.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI