Flash

Fitorja detyrim kundër d'Escaldes: Martini rikthen titullar Kallakun e Jackson në Conference League

Lapsi.al 20 July 2021
Fitorja detyrim kundër d'Escaldes: Martini rikthen titullar Kallakun e

Pas pesë golave të pësuar pa shënuar asnjë në Champions natyrisht që diçka duhet ndryshuar, edhe pse tani bëhet fjalë për një kompeticion me kundërshtarë inferiorë në krahasim me Sheriff Tiraspol. Kundër Inter Club d'Escaldes durrsakët nuk duan të bëjnë asnjë gabim, duke patur parasysh që kjo ndeshje vlen jo vetëm prestigj por edhe një faturë të rëndësishme financiare.

E kështu, tekniku Edi Martini ka ndërmend ti rikthehet formacionit të tij klasik. Rinovimi me dy mbrojtësit e krahut: 35-vjeçarin maqedonas, Bllagoja Todorovski dhe brazilianin Xhekson Ferreira është një detaj i qartë se në linjën katërshe defensive braziliani do të kthehet titullar në vend të Kotobellit. Mesfusha do të pësojë ndryshimet më të rëndësishme, me kthimin e Aleksit si titullar në krah të Asion Dajës, me Karabecin e Beqjan që duhet të kenë minutat e tyre me ndeshjen në vazhdim. Edhe linja e dytë e mesfushës do të ndryshojë në krahasim me dy sfidat e luajtura kundër kampionëve të Moldavisë. Me Kallakun si fantazist, dy Vilat do të mbështesin Seferin që do të udhëheqë edhe njëherë ofensivën bregdetare.

Natyrisht përballë andorranëve në Niko Dovana Martini prêt një ndeshje krejt tjetër, për më tepër që shorti ka qenë i favorshëm dhe kampionët e vendit, me investimet e bëra nuk duan të dalin në mënyrë të sikletshme nga aventura europiane e verës…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI