Flash

Futbollisti i Everton arrestohet për pedofili: nuk dihet identiteti, por është 31 vjeçar e në skuadër janë vetëm dy

Lapsi.al 20 July 2021
Futbollisti i Everton arrestohet për pedofili: nuk dihet identiteti, por

Bota e futbollit anglez e jo vetëm është tronditur keq: sipas mediave britanike të premten në mbrëmje një lojtar i nivelit më të lartë të futbollit anglez u arrestua në Grande Manchester me akuzën për pedofili. Identiteti i futbollistit është ende i panjohur, por ai do të mësohet se është 31 vjeç, i martuar dhe titullar në ekipin e tij kombëtar, që është lënë i lirë me kusht. Në të njëjtën kohë Everton njoftoi se ata kishin pezulluar një nga lojtarët e tyre për shkak të hetimit të policisë: "Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me hetimet e tyre dhe nuk do të lëshojë asnjë deklaratë të mëtejshme në këtë kohë".

Nëse mosha e dhënë nga tabloidet është e saktë, alternativat vërtiten vetëm rreth dy lojtarëve që janë në organikën e Everton dhe janë 31 vjec. Bëhet fjalë për mesfushorin e qendrës Fabian Delph dhe mesfushorin ofensiv Gulfy Sigurdson. E pikërisht islandezi është i vetmi nga të dy që luan titular me kombëtaren e tij, duke e bërë të jetë i dyshuari kryesor.

Shumë pak detaje janë dhënë në lidhje me këtë çështje, por një burim i brendshëm i policisë për tabloidet ka zbuluar se "ata kanë gjetur disa objekte që u sekuestruan në shtëpinë e futbollistit". Personi i akuzuar për krime shumë të rënda me një të mitur u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë me kusht në pritje të hetimit të mëtejshëm.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI