Flash

Gati 150 mijë anglezë duan përsëritjen e finales së Euro 2020: nga finalja e humbur bojkotohen restorantet italiane

Lapsi.al 20 July 2021
Gati 150 mijë anglezë duan përsëritjen e finales së

Anglezëve nuk i del e keqja me finalen e humbur në Wembley përballë Italisë. Në Londër, nuk e kanë pranuar akoma që futbolli është kthyer "në Romë", në vend të "home" dhe fakt është se numri i atyre që vazhdojnë të nënshkruajnë një peticion të nisur në change.org për të riluajtur finalen mes Italisë dhe Anglisë, rritet vazhdimisht. Për momentin janë 144,482 firma mbështetëse, ndërsa motivi mbetet i njëjti: "Ndeshja nuk ishte aspak e ndershme. Italia mori vetëm kartonë të verdhë për trajtimin e lojtarëve anglezë sikur të ishin skllevër. Të gjitha goditjet, mbajtjet, shkelmat dhe Italinë e lanë sërisht të fitojë? Italia duhet të kishte marrë një karton të kuq dhe ndeshja duhej të luhej përsëri me një gjyqtar të paanshëm. Nuk ishte e drejtë. Aspak". Ata që promovuan peticionin gjithashtu organizuan një mbledhje fondesh për t'i dhënë ekipit kombëtar të Anglisë një kopje të kupës.

Kuptohet se është e pamundur që UEFA të konsiderojë përsëritjen e një finale. Për më tepër, faqja e internetit e parlamentit britanik u mbulua me 6 milion nënshkrime që kërkonin heqjen e Brexit. E pavarësisht lësaj mbi 40 miliardë euro si "dalje e mirë" për t'i paguar Europës mbetën të paprekura. Peticionet nuk kanë efekt praktik, por ato mund të drejtojnë debatin publik ose të tërheqin vëmendjen e medias. Të paktën këtë rezultat e kanë arritur. E për të përfunduar kundërsulmin ndaj Italisë, fajtore për triumfin në finale, ka ardhur edhe bojkoti i restoratorëve italianë në Angli.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI