Flash

Ditët vendimtare të Mbappé: pritet në Paris për takimin me krerët e PSG

Lapsi.al 20 July 2021
Ditët vendimtare të Mbappé: pritet në Paris për

Telenovela e lidhur me të ardhmen e Kylian Mbappé është futur në fazën e nxehtë. Siç raportohet nga 'As', sulmuesi pritet të enjten në Francë, ditë kur ai duhet të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës. Për këtë rast, është planifikuar një takim me krerët e Paris Saint-Germain. Mbappé, që e ka kontratën në skadencë në qershor 2022, tashmë e ka bërë të ditur se ai nuk dëshiron të qëndrojë në Paris dhe shpreson që drejtuesit e klubit francez të vendosin ta shesin tani, për të shmangur humbjen e tij në një transferim falas pas një viti, edhe pse vullneti i tyre është që të rinovojnë kontratën e tij.

Për ta bindur, ata po përgatisin një merkato të nivelit më të lartë, siç demonstrohet nga ardhjet e Sergio Ramos, Donnarummas, Ëijnaldum dhe Hakimit. Një skuadër për të rrëmbyer Ligën e Kampionëve. Mbappé, megjithatë, po vazhdon përpara me planin e studiuar me Real Madrid, me të cilin ai tashmë ka një marrëveshje fjale: të presë pa e sforcuar situatën, me bindjen se PSG, herët a vonë, do të detyrohet të pranojë të paktën 150 milion nga merkato në dalje, në mënyrë që të mos pësojë ndëshkime në lidhje me Fair Play Financiar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI