Flash

Përkeqësohet situata te Spezia: 4 të infektuar të tjerë, shkon në 14 totali

Lapsi.al 21 July 2021
Përkeqësohet situata te Spezia: 4 të infektuar të

"Testet e fundit të kryera nga grupi i ekipit kanë nxjerrë në pah pozitivitetin ndaj Covid-19 të një lojtari dhe tre anëtarëve të tjerë të stafit. Siç është komunikuar më 18 korrik, ekipi vazhdon të kryejë stërvitje individuale dhe të ndjekë të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor": ky është njoftimi për shtyp i Spezias që është duke u marrë tashmë me një shpërthim të vërtetë të virusit. Me këto katër raste të reja, të infektuarit në klubin ligur bëhen 14.

Ndërkohë, Spezia vazhdon të stërvitet në grumbullimin e Prato dello Stelvio pas dritës së gjelbër të ASL të Bolzanos, pavarësisht se është në izolim prej katër ditësh. Profesori Vincenzo Salini, mjeku i ekipit të klubit, kishte deklaruar se të gjithë lojtarët në ekip kishin marrë dozën e parë të vaksinës, përveç dy që besohet të jenë "no vax". Njëri prej të dyve doli pozitiv, duke infektuar kështu të gjithë të tjerët që kishin marrë dozën e parë prej shumë pak kohe për të qenë të mbrojtur në mënyrë adekuate.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI