Flash

Real Madrid harron Sergio Ramos: me numrin 4 prezantohet Alaba

Lapsi.al 21 July 2021
Real Madrid harron Sergio Ramos: me numrin 4 prezantohet Alaba

"Faleminderit për pritjen e ngrohtë, unë jam shumë krenar që vesh këtë fanellë të Real Madrid, do të jap gjithçka që të jem i suksesshëm. Hala Madrid." Këto janë fjalët e para të David Alaba si një lojtar i ri i merengues. Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen do të veshë fanellën historike me numër 4 të lënë të lirë nga Sergio Ramos.

"I urojmë mirëseardhjen një prej këtyre lojtarëve të shkëlqyer që gjithmonë ka ëndërruar të veshë fanellën e Realit - tha presidenti i Blancos Florentino Perez - Sa herë që një lojtar i madh vjen në klubin tonë, ne ndiejmë emocione dhe shpresa. Është një moment i madh, ne jemi duke punuar me profesionalizëm dhe krijimtari. Do ta përballojmë të ardhmen me më shumë forcë dhe përkushtim se kurrë, në mënyrë që ëndrrat e miliona tifozëve tanë të bëhen realitet".

Kështu, Alaba do ta gjejë veten të veshur me fanellën që për 16 sezone ishte mbajtur vetëm nga Sergio Ramos: "Është një motiv i madh për mua dhe unë dua ta nderoj atë - tha austriaku -. Ramos me atë numër u bë një lider, por unë dua të jem David Alaba”. "Të jesh te Real është një ëndërr e realizuar, është klubi më i mirë në botë", tha Alaba, duke pohuar më pas se ai ka një "marrëdhënie të shkëlqyer" me trajnerin Carlo Ancelotti, i cili ishte te Bayern për 18 muaj, gjatë qendrimit 10 vjecar të Alabas.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI