Flash

Premier League vendos vaksinimin e detyruar: lojtarët që nuk duan, mund të kërkojnë shitjen

Lapsi.al 22 July 2021
Premier League vendos vaksinimin e detyruar: lojtarët që nuk duan,

Premier League ka marrë një pozicionim zyrtar: të gjithë lojtarët dhe stafi që duan të jenë pjesë e kampionatit 2021/22, që fillon në mes të gushtit, duhet të kenë bërë dozën e dyfishtë të vaksinës. Prandaj, jo vetëm tifozët për të ndjekur ndeshjet, por edhe vetë protagonistët për të cilët FA vendosi kufirin, datën 1 tetor, duhet të përmbushin detyrimin e vaksinimit. Në këtë pikë, kushdo mes lojtarëve dhe stafit që nuk ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës do të duhet ta bëjë brenda dy javëve të ardhshme. Për momentin vetëm dy shoqëri kanë përfunduar procesin për anëtarët e tyre.

Disa lojtarë mund të kërkojnë përjashtimin nga ky detyrim - lexohet në faqet e Daily Mail - edhe pse ende nuk është dhënë një tregues i qartë mbi mundësinë dhe metodat, por ky pozicion ose detyrimi i vaksinimit për protagonistët mund të hapë hipotetikisht gjithashtu skenarë të rinj të merkatos që klubeve mund të mos i pëlqejë.

Një shembull vjen nga Kanadaja, ku Montreal CF u detyrua të shesë sulmuesin Eric Hurtado vetëm shtatë muaj pas blerjes sepse lojtari nuk ishte i gatshëm të vaksinohej, duke shkuar kundër rregullave të Quebec që do ta kishin bërë të pamundur për të luajtur ndeshjet në shtëpi në MLS dhe transfertat ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara. Nëse edhe lojtarët e Premier League që nuk duan të vaksinohen do të duhet të shiten nuk dihet ende, por sigurisht që mund të bëhet një armë në duart e lojtarëve dhe veçanërisht menaxherëve për të detyruar shitjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI