Flash

Telefonata mes Peruzzit e Lotitos solli dorëheqjen e ish-portierit: as Igli Tare nuk i zbuti dot divergjencat me presidentin

Lapsi.al 22 July 2021
Telefonata mes Peruzzit e Lotitos solli dorëheqjen e ish-portierit: as Igli

Angelo Peruzzi dhe Lazio janë gati për t'i thënë njëri-tjetrit lamtumirë. Menaxheri i klubit bardhekaltër ka marrë ende edhe pak kohë, por vendimi duket se është marrë: dorëheqja gati t'i dorëzohet pronarëve dy vjet përpara skadimit natyror të kontratës. Arsyet në thelb, pas zgjedhjes së ish-portierit, janë kontradiktat e forta me Presidentin Lotito pikërisht për rolin e vetë Peruzzit, i cili aspiron për hapësira më të mëdha të funksionimit.

Rikthimi në Formello, pasi humbi ditët e para të grumbullimit për shkak të një operacioni në gju, i ka shërbyer Peruzzit për të shkruar letrën e dorëheqjes, e cila nuk është firmosur ende. Marrëdhënia me punëdhënësin e tij nuk po përjeton momentin e saj më të mirë dhe një bisedë telefonike mes palëve, që nuk përfundoi siç dëshironte ish-portieri, mund të ketë qenë akti i fundit.

Kërkesa për më shumë hapësirë veprimi nga njëra anë dhe bezdia nga kërcënimet e shumta për dorëheqje nga ana tjetër, kësaj here duket se çuan në thyerje të raportit. Për të qenë zyrtare lëvizja, mungon firma, por pas pesë vitesh Peruzzi - gjithmonë afër grupit të ekipit - duket i gatshëm të largohet nga Lazio dhe miqësia me Igli Taren në këtë rast nuk bën punë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI