Flash

"Një sukses fantastik": Duro i ekzaltuar tregon çfarë bëri Universitatea me Mazrekajn

Lapsi.al 22 July 2021
"Një sukses fantastik": Duro i ekzaltuar tregon çfarë

Një fitore që natyrisht nuk mund të mos nxirrte nga shinat e seriozitetit të zakonshëm edhe një si Shpëtim Duro. Pas suksesit 1-0 në Elbasan Arena, tekniku i Laçit e cilësoi atë ndaj Universitatea Craiova si një fitore e jashtëzakonshme: “Nuk krijuan rrezikshmëri në portën tonë me përjashtim të një rasti në pjesën e parë - shpjegoi Duro -. Por ne mundëm t’i kapnim në kundërsulm disa herë. Një fitore 1-0 ndaj një skuadre e cila deri në fund ka luajtur për titullin kampion në Rumani, mendoj se është një sukses i jashtëzakonshëm. Rezultati është pozitiv, por patjetër çdo gjë është e hapur”, tha tekniku në të nxehtë.

Duro nuk ka dashur të evidentojë individët, sepse në këndvështrimin e tij e gjithë skuadra ka bërë mirë, duke mos lejuar një ekip tepër cilësor që të shprehej në maksimumin e tij, por është ndalur tek Mazrekaj dhe lloji i ndeshjes me të cilën i është dashur të përballej yllit të skuadrës kurbinase: "Mazrekaj ka bërë superndeshje me Podgoricën. Sot në krah kishte një mbrojtës si Konte që i rrinte gjithë kohës në fundore. E kishin vlerësuar shumë Mazrekajn, ishte vlerësim i jashtëzakonshëm në mbulimin e tij" përfundoi Duro.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI