Flash

Video/ Vllaznia humbje 'e lejuar' në Qipro: shtesa e pjesës së parë fatale për kuqeblutë

Lapsi.al 22 July 2021
Video/ Vllaznia humbje 'e lejuar' në Qipro: shtesa e pjesës

Vllaznia del nga Limasol me humbjen 1-0, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League. Një humbje 'e lejuar' në fakt me presidentin e kuqebluve që deklaroi para ndeshjes se me një gol diferencë ishte e pranueshme sepse mund të kthehej në Loro Borici. Tani, pas golit të Sepovic, mbetet për tu parë nëse shkodranët do ta përmbushin profecinë.

Në Qipro, skuadra shkodrane bëri një ndeshje të kujdesshme, pa u zbilancuar përpara, pavarësisht deklaratave të kapitenit Gurishta se do të luanin për të imponuar lojën. Përballë vendasve, që ishin favoritë për këtë ndeshje, Brdaric e gjykoi të arsyeshme të luhej në mbrojtje, duke përdorur kundërsulmin, që me Jonuzin në të 19 apo Djurdjevic katër minuta më pas mund të bënin keq. E megjithatë, nëse rezultati final ka qenë vetëm 1-0 merita është e pritjeve të Zogoviç. Portieri bëri të pamundurën për të ndaluar Euler nga goditja e dënimit, në minutën e 33 e shpëtoi traversa, në konkluzionin po të Sepovic, por në fund të pjesës së parë edhe atij iu desh të dorëzohej në goditjen nga fare pranë të sulmuesit.

AEL Limasol provoi në pjesën e dytë të siguronte rezultatin, por Santos e Medojevic nuk arritën të kalonin portierin e Vllaznisë, ndërsa, në fund, Kruja kishte të gjitha mundësitë të vendoste ekulibrin me një gol që do të kishte shumë peshë. I vetëm përballë portierit kundërshtar, goditja me kokë e mesfushorit ishte tepër e lehtë, duke shpërdoruar një mundësi të artë për të marrë një rezultat historik.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI