Flash

Video/ Laçi nuk 'llogarit' buxhetin e Craiovas: rumunët pësojnë humbjen e parë në përballjet me ekipet shqiptare

Lapsi.al 22 July 2021
Video/ Laçi nuk 'llogarit' buxhetin e Craiovas: rumunët

Një tjetër provë e madhe e Laçit që ekzaltohet gjithnjë në arenën europiane. 1-0 janë imponuar bardhezinjtë e Shpëtim Duros, përballë një kundërshtari që vinte me supremacinë financiare dhe gjithë precedentët që i jepnin të drejtë. Por në Elbasan Arena vendosi një gol i Zarubica, që e con formacionin kurbinas pas një jave në avantazh moral dhe natyrisht... të një goli.

Univesitatea kishte tre fitore dhe një barazim në përballjet me skuadrat shqiptare, por kundër Lacit e pati të vështirë, duke gjetur përballë një skuadër solide të organizuar, që nuk linte asnjë hapësirë: tekniku Duro e kishte lexuar mirë kundërshtarin, në analizat e para ndeshjes, duke neutralizuar pikat më të forta. Në krahë Mazrekaj e Zarubica ishin 'jolly' që ndihmuan mesfushën kurbinase në fazën mbrojtëse dhe ishin mbështetja kryesore për Guindo në vijën e parë të sulmit.

E pasi kaloi pasiguria e përballjes me një kundërshtar favorit, ku Veliaj shpëtoi një gol të sigurtë në minutën e 30, duke larguar topin në vijën fatale, Laci mori avantazhin me një kundërsulm brilant të ideuar nga Lushkja e të finalizuar nga Zarubica. Goli i parë me fanellën bardhezi të malazezit, ndërsa Duro shtrëngoi skuadrën, në përpjekje të shfrytëzonte kundërsulmin.

Me Universitatean në presing (Sherri spektakolar në minutën e 53), strategjia e kurbinasve edhe mund të funksiononte, me Guindon që në minutën e 78 reklamoi një 11 metërsh, për ndërhyrjen e mbrojtësit në markaturë, por arbitri norvegjez vazhdoi lojën, duke cuar në fund një 1-0 që një javë më pas, në Rumani do ti vlejë shumë Lacit, të tentojë kualifikimin në raundin e tretë të Conference League

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI