Flash

Tokyo 2020, medalja e parë e artë është e Kinës: rekord i ri olimpik për Yang Qian

Lapsi.al 24 July 2021
Tokyo 2020, medalja e parë e artë është e Kinës: rekord

Në Olimpiadën japoneze medalja e parë e artë është... kineze. E në Tokio nuk do të jenë aspak të kënaqëur. Ajo që I ka dhënë këtë pakënaqësi vendasve ishte 20 vjecarja me shënjestër të pagabueshme Yang Qian. Kinezja ka fituar finalen e saj me rusen Anastasia Galashina, duke fiksuar rekordin e ri olimpik me 251.8 pikë në specialitetit e pushkës me ajër të kompresuar, 10 metra distancë.

"Në dy goditjet e fundit jam përpjekur të kontrolloj emocionet e mia sa më shumë që të jetë e mundur dhe të bëj mirë," tha ajo. "Merr shënjestër, merr frymë thellë dhe qëndro sa më e palëvizshme të jetë e mundur. (....) Jam e kënaqur që kam fituar medaljen e parë të artë dhe se bëra më të mirën për atdheun".

Yang ka lindur në Ningbo, një qytet i madh me tetë milion banorë në Provincën Zhejiang. Studion ekonomi dhe menaxhim në një nga universitetet më prestigjioze kineze, Tsinghua. Universiteti madje menjëherë ka postuar në faqen zyrtare urimet e tij për qitësen. Suksesi kinez në këtë disiplinë nuk është asgjë e re në fakt, Kina ka arritur 23 medalje të arta në qitje.

MEDALJA E DYTË E ARTË SHKON PËR IRANIN

Ari i dytë i kësaj Olimpiadë i takon iranianit Javad Foroughi. Në pistoletën, në 10 metëra distancë ai përfundoi me 244.8 pikë. Medalje e argjendtë për serbin Damir Mikec, e bronxtë për kinezin Pang Wei.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI