Flash

Video/ Medalja e parë e artë në Tokio 2020 për Kosovën: xhudistja Distria Krasniqi triumfon në finale

Lapsi.al 24 July 2021
Video/ Medalja e parë e artë në Tokio 2020 për Kosovën:
Xhudo vazhdon ti dhurojë rezultate të jashtëzakonshme Kosovës. Në Olimpiadën japoneze Tokio 2020, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë për Kosovën, duke triumfuar në finale kundër favorites japoneze Tonaki. Një sukses historik për Kosovën dhe vetë xhudisten Krasniqi, që triumfoi në të gjitha garat. Në ndeshjen e parë, kosovarja mposhti brazilianen Gabriela Çibana, duke u kualifikuar në çerekfinale, ku nxorri jashtë gare kinezen Çen Hao Lin në kategorinë deri 48 kilogramë. Betejën e fortë Krasniqi e zhvilloi në gjysmëfinale, për medaljen Olimpike, ku mposhti mongolezen, Urantsetseg Munkhbat. Në finale, për dëshpërimin e Japonisë, Krasniqi bërëi më të mirën përballë sportistes vendase Funa Tonaki, duke marrë medaljen e artë. https://www.youtube.com/watch?v=kqQPNFibW2g

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI