Flash

"Nuk ndeshemi me një izraelit": xhudisti algjerian tërhiqet nga gara në Tokio

Lapsi.al 24 July 2021
"Nuk ndeshemi me një izraelit": xhudisti algjerian tërhiqet

"Unë nuk garoj kundër një izraeliti". Me këtë motivim Fethi Nourine, një xhudist algjerian që supozohej të dilte në tatam në kategorinë 73 kg, vendosi të tërhiqej dhe të linte Lojërat para se të fillonte. Kundërshtari i Nourine duhet të ishte, në raundin e dytë eventual dhe të mundshëm, izraeliti Tohar Butbul. Lajmi më pas u konfirmua nga trajneri Amar Ben Yekhlef. "Ne nuk kishim fat me shortin - shpjegoi ai. - Xhudisti ynë Fethi Nourine duhej të përballej me një kundërshtar izraelit dhe kjo është arsyeja e humbjes së tij. Ne morëm vendimin e duhur".

Në raundin e parë, kalendari i kishte vënë përballë Nourine sudanezin Mohamed Abdalrasool, një pengesë e konsideruar e kalueshme dhe që pothuajse me siguri do të kishte çuar në një përballje me Tohar Butbul në raundin vijues. "Ne kemi punuar shumë për të arritur në Lojërat... por çështja Palestineze është më e madhe se e gjithë kjo," tha ai, duke shtuar se vendimi i tij ishte "përfundimtar".

Nuk është hera e parë që Nourine tërhiqet nga një konkurs për të mos u ndeshur me një izraelit. Ai e kishte bërë këtë tashmë edhe në Kupën e Botës 2019 kur, edhe në atë rrethanë, ai duhej të kishte garuar mbi tatam me Tohar Butbul. Gjithashtu në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019, iraniani Saeid Mollaei u rebelua kundër urdhrit të tërheqjes për të mos u ndeshur me rivalin izraelit Sagi Muki dhe vazhdoi të luftojë derisa humbi, me qëllim, siç zbuloi më vonë, në gjysmëfinale kundër belgut Matthias Arka për të mos e gjetur veten kundër Mukit. Ai më pas u arratis në Gjermani për të shmangur hakmarrjen nga qeveria.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI