Flash

E pabesueshme, Donnarumma në Paris fiton më pak se i ofronte Milan

Lapsi.al 24 July 2021
E pabesueshme, Donnarumma në Paris fiton më pak se i ofronte Milan

Ndoshta, në tërësi, paratë nuk ishin arsyeja kryesore që e largoi Gianluigi Donnarumma nga Milano. Siç zbulon L'Equipe, në fakt, portieri i ekipit kombëtar kampion Europe, që sapo është transferuar te PSG, do të fitojë 7 milion euro neto si pjesë fikse, më pak se 8 që klubi kuqezi i kishte propozuar atij për të rinovuar. Falë shpërblimeve personale dhe ekipore, paga e Gigios mund të rritet lehtësisht, por pa arritur 12 milionët për të cilat ishte folur javët e fundit.

Ajo që është e sigurt është se, të paktën fillimisht, Donnarumma do të fitojë më pak se Keylor Navas, i cili ishte portieri i parizianëve në sezonet e fundit dhe që vetëm disa muaj më parë rinovoi deri në 2024 për 12 milion bruto (rreth 8.2 neto falë ndihmës së regjimit tatimor nga i cili përfiton si banor i ri në Francë, diçka që italiani nuk mund ta bëjë akoma).

Qëllimi i Gigio në këtë pikë do të jetë së pari të kalojë hierarkitë dhe të përpiqet të largojë kostarikanin nga shtyllat, e pas kësaj, nëse skuadra do të imponohej në Ligue 1 dhe do të shkonte deri në fund në Ligën e Kampionëve, edhe llogaria e tij bankare do të përfitojë. L'Equipe shpjegon se në shtëpinë e Paris Saint Germain ekziston edhe një bonus "etik" që aktivizohet më lehtë, i lidhur me një seri rregullash sjelljeje që klubi u imponon anëtarëve të saj dhe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me mediat dhe tifozët e qëndrimet jashtë fushës.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI