Flash

Sportisti i parë shqiptar konkuron në Tokio: vetëm dopingu apo Covid mund t'i japë Matvei Petrov finalen

Lapsi.al 24 July 2021
Sportisti i parë shqiptar konkuron në Tokio: vetëm dopingu apo

Vetëm vendi i 10, praktikisht jashtë finales, por akoma me shpresën se ndoshta dicka mund të ndodhë. Kanë përfunduar kualifikueset për Matvei Petrov i cili në Lojërat Olimpike përfaqëson Shqipërinë në disiplinën e gjimnastikës, në kategorinë kaluç. Sportisti rus ka grumbulluar 14,733 pikë në garën kualifikuese në divizionin e dytë në kaluç me doreza, duke u renditur në vendin e 10, nga tetë që kualifikohen në finale.

Me 14,733 pikë, Petrov është renditur në vendin e 10, por rregullorja përcakton se vetëm 8 të parët kalojnë në finale, duke e lënë rusin që garon për Shqipërinë jashtë saj. Por rezultati i ngushtë jep mundësi që renditja të përmbyset, edhe pse nuk bëhet më fjalë për performancë sportive. Petrov tani mund të shpresojë vetëm në testet Antidoping, që sportistët i nënshtrohen pas kalimit të fazës së parë: nëse ndonjëri rezulton pozitiv atëherë renditja ndryshon sipas numrit të pikëve. Covid 10 mund të bëhet gjithashtu faktor ashtu sikurse edhe dëmtimet: nëse një sportist dëmtohet, renditja ndryshon dhe Shqipëria ka ende shpresa për kualifikim në finale në këtë disiplinë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI