Flash

Mbappé, 'krah i hekurt' me PSG: sulmuesi i ka komunikuar Pochettinos se nuk do të rinovojë

Lapsi.al 24 July 2021
Mbappé, 'krah i hekurt' me PSG: sulmuesi i ka komunikuar

Operacioni për të sjellë Kylian Mbappé te Real Madrid është futur në fazën e nxehtë. Sipas asaj që bën të ditur spanjollja 'As', sulmuesi francez, i cili përshpejtoi kthimin e tij nga pushimet dhe tashmë është duke u stërvitur në fushat e Loges Sports City, ka zhvilluar një takim të shkurtër me trajnerin Mauricio Pochettino, të cilit i ka përsëritur vullnetin e tij për të mos rinovuar kontratën me PSG. Në këtë pikë gjithçka varet nga synimet e klubit francez: të mbajë ish-yllin e Monakos për një vit dhe më pas ta humbasë me parametër zero, apo ta nxjerrë në merkato, me Realin në rreshtin e parë të blerësve.

Mbappé dëshiron të largohet nga PSG, tani ose në fund të kampionatit tjetër, kur skadon kontrata e tij dhe është i qartë në vendimin e tij. Dëshira e francezit do të ishte të vishte fanellën e Real Madrid, por është e dukshme se negociatat janë të komplikuara. Gjithësesi, PSG nuk ka ndërmend të humbasë Mbappé me parametër zero (do të jetë i lirë të akordohet me një klub tjetër duke filluar nga janari 2022).

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI