Flash

Fëmijët fusin Beckham në telashe: Guardia di Finanza i gjen minorenët duke drejtuar motor uji

Lapsi.al 25 July 2021
Fëmijët fusin Beckham në telashe: Guardia di Finanza i gjen

David Beckham po kalon pushimet me familjen në ujërat amalfitane, por është futur në telashe pikërisht aty. Ish-futbollisti i Manchester, Real e Milan ka patur probleme me forcat e rendit italiane. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, gjithcka është zgidhur në 45'. Gjithcka lindi nga një keqkuptim në lidhje me përdorimin e motorit të ujit. Sipas tabloidit, i cili mblodhi disa dëshmi nga të pranishmit, ish-kapiteni i ekipit kombëtar anglez kishte ankoruar në brigjet e Amalfi. Rreth jahtit të tij, djali i tij Cruz, 16 vjeçar, po zbavitej duke drejtuar motorin e ujit, së bashku me motrën e tij Harper, dhjetë vjeçare. Sipas ligjit italian, të dy janë shumë të vegjël. Në fakt, është e nevojshme të jesh në moshë. Sipas raporteve nga Sun, Cruz dhe Harper sapo kishin filluar përdorimin e motorin e tyre dhe pesë minuta më vonë mbërriti Guardia di Finanza.

Kur pa varkën që po vinte, Beckham, i cili po bënte banjë dielli në kuvertë, menjëherë doli për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Sipas dëshmitarëve, Spice Boy ishte absolutisht paqësor, pasi të dy Cruz dhe Harper kishin veshur jelekët e shpëtimit dhe ishin shumë afër jahtit. Sidoqoftë, Beckham u tregua absolutisht bashkëpunues me agjentët. Ai menjëherë i thirri fëmijët dhe ankoroi motorin e ujit. Për arsye burokratike, Beckham iu desh t'i nënshtrohej një hetimi, duke treguar dokumentet. Dhe ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe dialogu ishte gjithmonë plotësisht miqësor.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI