Flash

Roma e çmendur pas Azmoun, Zenit bën humor pas golit: "Mourinho, injoroje"

Lapsi.al 25 July 2021
Roma e çmendur pas Azmoun, Zenit bën humor pas golit:
Zenit e ka filluar kampionatin rus me një sukses 3-1 në Khimki dhe në fitoren e parë të sezonit është shenja e Sardar Azmoun, i cili sapo ka hyrë në radarët e merkatos së Romës disa ditë më parë, duke bindur gjithnjë e më tepër verdhekuqtë të investojnë tek ai. Tiago Pinto ka identifikuar profilin e duhur për Romën, në sulmuesin e lindur në 1995, për të kompletuar kështu një paketë sulmuesish që tashmë përfshin Dzeko dhe Borja Mayoral, por operacioni nuk është i lehtë. Në fakt, Zenit vlerëson xhevahirin e saj jo më pak se 20 milion euro dhe mbi lojtarin është edhe Leverskusen. Ndërkohë, klubi i Shën Petërsburgut në një farë mënyrë i ka dërguar 'paralajmërimin' e tij Romës dhe në veçanti trajnerit të verdhekuqve José Mourinho. Pas golit të shënuar nga iraniani ndaj Khimki, në profilin zyrtar në Tëitter të klubit rus u shfaq një post elokuent: "Mourinho, injoroje atë". Një mënyrë e bukur për t'iu përgjigjur kërkesës së një tifozi roman ("Murinjo merre këtë").

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI