Flash

Tokyo 2020/ IOC, frymëmarrje atletëve: pa maska në podium “për 30 sekonda”

Lapsi.al 25 July 2021
Tokyo 2020/ IOC, frymëmarrje atletëve: pa maska në podium

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i jep frymëmarrje atletëve: nuk ka më maska në podium. Kjo u njoftua nga Komiteti Olimpik Australian, që u detyrua të shpjegohej pas pamjeve të qeshura të ekipit australian 4x100 stil i lirë në podium, me fytyrë të zbuluar. "IOC na ka informuar që janë aplikuar linja të reja: atletët mund të heqin maskën për 30 sekonda në podium, për të bërë fotografitë, pastaj duhet t'i vendosin përsëri. Atletët tanë thjesht po ndiqnin indikacionet e organizatorëve në podium, duke treguar një tabelë që thoshte se mund të hiqen shkurtimisht maskat për fotografitë. Kjo është ajo që bënë vajzat tona. IOC e konfirmoi këtë dhe nuk ka asgjë të keqe me atletët që e bëjnë".

Sidoqoftë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u kërkoi atletëve të përmbahen në lidhje me përqafimet në podium. "Ne jemi në krah të atletëve - tha zëdhënësi i IOC Mark Adams - por ka gjëra që për fat të keq na u desh t'i shtrëngojmë. Ne do të nxisim dhe do t'u kërkojmë të gjithëve t'i binden rregullave".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI