Flash

Profet, pasionant e i trazuar: në një libër vjen historia e komunistit që stërviti... Pelé

Lapsi.al 25 July 2021
Profet, pasionant e i trazuar: në një libër vjen historia e

"Komunisti që stërviti Pelé", përpjekja më e fundit letrare e Andrea Schianchi për botimet Slam, është një libër krejt ndryshe nga të tjerët. Ai tregon për Joao Saldanha, gazetar dhe komunist, i panegociueshëm dhe pasionant, tekniku të cilit Brazili diktatorial i fundit të viteve '60 i ngarkoi detyrën për të çuar Seleçaon në Kupën e Botës në Meksikë duke bërë bashkë të gjithë yjet e sulmit më të fortë që është vënë ndonjëherë në dispozicion të një traineri. Por vetëm historia nuk shërben për shumë, për të shpjeguar përse është një libër i mirë duhet filluar nga autori. Andrea Schianchi e njeh historinë dhe kulturën e futbollit që nga rregullorja e parë e shkruar me stilolaps deri në ditët e sotme me saktësi enciklopedike. Në të vërtetë, enciklopeditë ai nuk duhet as t'i konsultojë. E arsyeja pse libri është i bukur është këtu: Schianchi është në gjendje të marrë historinë e Saldanhas, të citojë formacionet e tij përmendësh, të shqyrtojë alkiminë e tij ndeshje për ndeshje, t'ju tregojë sa i shkëlqyer ishte krahasuar me atë që ishte atje para ose pas. Por jo, nuk e bën.

Jo, Schianchi ka bërë gjënë më të vështirë që një shkrimtar mund të bëjë: ai del nga zona e tij e rehatisë. Ai mund të kishte shkruar një ese për Saldanha dhe do të kishte qenë një ese e pasur, por jo. Ai bëri një roman për këtë. Libri të çon në një Brazil të nxehtë në ajër dhe në njerëz, të çon brenda dollapëve me pluhur ku nuk mund të gjesh kurrë veshjen e duhur dhe në rrugicat e errëta ku përqafohen trishtimet, të bën të gulçosh në dhoma anonime mes ajrit të ndyrë të një mijë cigareve të shuara dhe djersës së njerëzve përreth, të bën të ndiesh freskinë e një birre dhe hidhërimin në gojë të një mëngjesi pas një dehje. Të fut brenda mendjes së një njeriu të trazuar, një profet i bukurisë dhe lirisë, i shtrënguar në morsën e parimeve dhe detyrave të tij, i zhgënjyer nga miopia që sheh përreth, një artist në zbutjen e ankthit me karizëm, ai që, si të gjithë, dëshiron të numërojë deri në dhjetë para se të bëjë gjëra, por kurrë nuk arrin as deri në pesë. Je me të në adrenalinën e një fjalimi ose në pëshpëritjet e një poezie nga Neruda, e gjen veten duke buzëqeshur kur ai buzëqesh në ritmin e sambës, e zemërohesh ndërsa zemërohet përpara lojërave propagandistike fashiste. Je me të para pasqyrës, ku përmblidhet gjithçka. Atëherë buzëqesh, kupton se duhet akomë të kesh frikë më shumë nga një stuhi sesa nga një botë e shurdhër dhe ndihesh Joao Saldanha. E kjo nuk është pak.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI