Flash

Neymar, akord me Barcelonën: shifrat e 'pajtimit' nuk bëhen të ditura nga klubi

Lapsi.al 26 July 2021
Neymar, akord me Barcelonën: shifrat e 'pajtimit' nuk bëhen

Barcelona e Neymar është një dyshe ku cështjet që i lidhin palët nuk kanë të bëjnë vetëm me merkaton. Kështu, është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe yllit brazilian Neymar për të mbyllur mosmarrëveshjet e tyre "miqësisht". Kjo u njoftua nga klubi katalanas, pa zbuluar vlerën e operacionit. Ka patur në fakt disa mosmarrëveshje mes klubit spanjoll dhe lojtarit rreth bonusit të zgjatjes së kontratës të premtuar për "O’Ney" nga Barça para transferimit të tij rekord te PSG në 2017 për 222 milion euro.

Cështja rrezikoi të shkonte deri në Gjykatë, por situate ndryshoi kur numri 10 i Selecaos shprehu hapur dëshirën për tu kthyer në Katalonjë. Në atë moment, aspekti financiar kaloi në plan të dytë për brazilianin, ndërsa për klubin ishte një assist për të kërkuar ndërprerjen e cështjes. E megjithatë, vetëm tani, kur Neymar ka pranuar se do të vazhdojë të qendrojë me PSG dhe se ndihet i lumtur nën Kullën Eiffel, braziliani dhe klubi kanë gjetur akordin për ta zgjidhur miqësisht cështjen, edhe pse për momentin nuk janë dhënë detaje për operacionin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI