Flash

Euro 2020 u pa në shesh, edhe stadiumet plot me tifozë: FSHF, kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë

Lapsi.al 26 July 2021
Euro 2020 u pa në shesh, edhe stadiumet plot me tifozë: FSHF,

Rikthimi i tifozëve në stadium me kapacitet të plotë është ajo që Federata Shqiptare e Futbollit shpreson të sigurojë për startin e sezonit të ri. Institucioni që drejton futbollin në vend, nëpërmjet një shkrese zyrtare i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njëkohësisht edhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, hapjen e dyerve të stadiumeve në vend me kapacitet të plotë për të gjithë personat e vaksinuar.

Në shkresën e dërguar Ministres së Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, FSHF kërkon që të lejohet prania e tifozëve shqiptarë në stadiume, në kuadër të ndeshjeve që klubet shqiptare po zhvillojnë në kompeticionin “UEFA Conference League” si dhe në mbështetje të Kombëtares shqiptare, në dy ndeshjet që kuqezinjtë do të zhvillojnë në shtator kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për Kupën e Botës 2022.

Federata e Futbollit jep shembuj konkretë se si përmes bashkëpunimit dhe kujdesit maksimal, mund të organizohen evente të mëdha, pa rrezikuar jetën e njerëzve, siç ishte edhe zhvillimi i Kampionatit Europian 2020, apo edhe ndjekja e ndeshjeve në sheshin “Skënderbej” nga mijëra sportdashës, duke u treguar të kujdesshëm.

“Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të Shtatorit. Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, – shkruhet në kërkesën e FSHF-së për Ministrinë e Shëndetësisë.

FSHF shprehet e gatshme të marrë të gjitha masat që tifozët e pranishëm në stadium do të jenë të vaksinuar si dhe do të ndiqet me rigorozitet të plotë Protokolli i Rikthimit në Lojë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI