Flash

FOTO/ Nga dy amerikanet Rapinoe e Bird tek dy hollandezët: ja të gjitha çiftet që garojnë në Tokio 2020

Lapsi.al 26 July 2021
FOTO/ Nga dy amerikanet Rapinoe e Bird tek dy hollandezët: ja të

Lojërat Olimpike kanë brenda shumë histori e një prej atyre që i bën gjithnjë kuriozë tifozët janë historitë e dashurisë brenda sportit. Natyrisht ka nga ato raporte që mbahen fshehur, por në Tokio 2020 janë 7 cifte të 'zyrtarizuara'.

Alice Volpi, kampione e shpatës dhe Daniele Garozzo, kampion Olimpik në Rio 2016 dhe medalje e argjendtë në Tokio, edhe ai në skermë, janë çift për pesë vjetësh.

Elina Svitolina dhe Gael Monfil janë ndarë e janë kthyer me njëri-tjetrin disa herë, por në fund dashuria triumfoi. Të premten ata u martuan dhe të dielën u nisën për në Tokio, ajo me uniformën e Ukrainës, ai me atë të Francës. Dashuri me pesë rrathë.

Mbretëresha e basketbollit suedez dhe ikona e futbollit amerikan ranë në dashuri në 2016 dhe tani janë zyrtarisht të fejuara. Sue Bird ishte mbajtëse e flamurit në ceremoninë e hapjes në Tokio.

Ajo kampione olimpike e Atletikës për SHBA, ai i atletikës Paralimpike: Tara David dhe Hunter Woodhall kanë qenë një çift për katër vjet. Ajo do të garojë në kërcim së gjati, ai në 100 metra dhe 400 metra në Paraolimpiadën.

Laura e Jason Kally, britanikët e çiklizmit bëjnë bashkë dhjetë tituj olimpikë në pistë. Ata janë mbiquajtur "The Beckhams of cycling". Laura, e cila u bë nënë në vitin 2017, ka zgjedhur të vazhdojë dhe tani të dy po garojnë në Tokio.

Ylli amerikan i kërcimit së larti, Sandi Morris, medalje e argjendtë në Rio 2016 dhe atleti i kërcimit së gjati nga Bermuda, Tyrone Smith, u martuan në 2019: "Historia jonë është e lidhur thellë me Lojërat Olimpike. Në Rio ne filluam të dilnim seriozisht dhe të kalonim kohë së bashku, dhe tani jemi martuar".

Kjo është Olimpiada e dytë që sheh të garojnë së bashku në 'dressage' (kërcim mbi kalë). Hans Peter Minderhoud ka qenë medalje e argjendtë në 2008 në Pekin, ndërsa partneri i tij Edward Gal ka qenë medalje e bronxtë në Londër 2012.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI