Flash

Keane nuk njihte moshë në futboll: “Një djalosh i ndërhyri në stërvitje, ai e goditi me grusht në fytyrë!”

Lapsi.al 26 July 2021
Keane nuk njihte moshë në futboll: “Një djalosh i

Kur bëhet fjalë për "të këqijtë" e futbollit, është e vështirë të mos përmendësh emrin e Roy Keane. Irlandezi, legjenda e Manchester United, është shquar për një karakter të keq. Mjafton të thuash se karriera e babait të Haaland, Alf Inge, përfundoi pasi mesfushori i Djajve të Kuq i theu (vullnetarisht) gjurin në një derbi të Mançesterit. Pra, më mirë të mos e mërzisësh irlandezin. Tani për tani, një nga mënyrat më të mira për ta zemëruar është të kërkosh nga ai një foto, por kur numri 16 ishte në fushë ai nuk mund të duronte një gjë në veçanti: mosrespektimin, veçanërisht nëse vinte nga lojtarë shumë të rinj. Dhe në këtë drejtim, vjen një histori shumë interesante.

E tregon një që Keane e njeh shumë mirë, domethënë Rio Ferdinand. Duke folur në podcast-in e tij VIBE ëith FIVE, ish-mbrojtësi i United dhe Anglisë kujtoi një përplasje në stërvitje që përmbledh në mënyrë të përsosur mënyrën e të menduarit të irlandezit. "Njëherë goditi me grusht Chris Eagles në fytyrë. Chris ishte fëmijë dhe i dha vetes shumë liri me Keane. Roy kthehej nga dëmtimi, ose nuk kishte luajtur, kështu që po luante një ndeshje me rezervat. Kishte shumë të rinj në fushë dhe lojtarë si Eagles dhe Lee Martin vraponin si minj, duke u përpjekur t'i afroheshin dhe ta luftonin". Në fund të fundit, nuk të bie çdo ditë të përballesh me një nga mesfushorët më të fortë në botë.

Sa keq që Keane nuk i pëlqen të durojë fëmijë të parespektueshëm. "Chris iu fut në kohë vonesë disa herë dhe Roy i tha 'më dëgjo, merre më qetësi'. Eagles thjesht donte t'i bënte një përshtypje të mirë dhe kur erdhi topi, e goditi përsëri dhe e tërhoqi nga fanella. Roy vetëm u kthye dhe e goditi, një grusht i shpejtë në nofull. Isha atje duke e parë dhe i thashë 'Roy, cfarë problemi ke?'. Pastaj kur u kthyem i thashë 'pse e bëre, është thjesht fëmijë?' dhe i thashë që të mos e bënte kurrë më". Vështirë të imagjinohet që Keane po e dëgjonte, por sigurisht, Eagles nuk bëri më karrierë me United, duke luajtur vetëm 17 ndeshje me klubin. Dhe zemërimi i irlandezit i dha ... vetëm një grusht në fytyrë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI