Flash

"Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim": Brdaric i bindur se di ti mposhtë qipriotët në Loro Boriçi

Lapsi.al 28 July 2021
"Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim":

“Janë një ekip me më shumë buxhet, kanë rroga dhe kushte më të mira. Gjithsesi, ne treguam atje se jemi një ekip. Këtu kemi avantazhin e tifozëve. Lojtarët e mi janë gjithmonë të bindur dhe gjithmonë gati për të bërë atë që kërkoj unë. Duke llogaritur edhe tifozët, unë jam i bindur për fitore". Me këto fjalë tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric nis sfidën e vigjiljes së kthimit kundër AEL Limasol. Në fakt, Raundi i tretë i Conference League është vetëm dy gola larg dhe Vllaznia duhet ti shënojë përpara publikut të saj në Loro Borici për të shkuar më larg se asnjëherë tjetër në kompeticionet europiane.

Sido të shkojë ndeshja me AEL Limasol Vllaznia ka entuziazmuar një qytet të tërë, me një sezon të kaluar që u përmbyll në mënyrë të shkëlqyer e që po vazhdon i tillë edhe në Conference League. Kjo është edhe arsyeja që gjermani ka dashur ti kujtojë të gjithëve cfarë ka kaluar Vllaznia për të qenë këtu: “Jam krenar për këtë që kemi arritur, edhe Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur në këtë fazë. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej. Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim. E kemi lënë pas ndeshjen në Qipro, jemi të përqendruar për të bërë disa ndryshime themelore dhe profesionale në nivelin e lojës, për të kuptuar nga gabimet, në mënyrë që të fitojmë.”

Problemet shëndetësore të hasura përpara ndeshjes në Qipro tani janë lënë pas dhe tekniku gjerman ka një kontigjent të plotë për sfidën e kthimit. Në Loro Borici, Vllaznia ka kujtime të mirë në këtë edicion të turnout, duke përmbysur disfatën 3-1 ndaj Siroki Brijeg me një 3-0 që nuk la asnjë dyshim e që i projektoi kuqeblutë si kundërshtarë të Limasol.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI