Flash

Video/ Çalja humbet medaljen për 1 kg: peshëngritësi i katërti në botë në Tokio 2020

Lapsi.al 28 July 2021
Video/ Çalja humbet medaljen për 1 kg: peshëngritësi i

Në podiumin e medaljeve i pari është kinezi Shi Zhijong me 364 kilogram, që ka thyer dhe rekordin botëror. Në vendin e dytë venezueliani Majora Pernia Julio Robert me 346 kilogram dhe në vendin e tretë Abdullah i Indonezisë me 342 kilogram. Vetëm 1 kg e mban Briken Caljan larg medaljes olimpike, atë që shumë shqiptarë e ëndërronin dhe e prisnin prej shpatullave të tij: 341 kilogram në dygarësh për shtangistin nga Shtërmeni.

Calja nuk e ka nisur mirë stilin e shkëputjes, ndërsa në provën e parë nuk ka ngritur 151 kilogram. E realizon në provën e dytë, por më pas në të tretën përsëri nuk ia del me 155 kilogram, ndërsa në këtë stil është i shtati. Në shtytje ngre në provën e parë 184 kilogram, madje duke patur dhe një dëmtim në gjurin e djathtë. Por më pas nuk realizon 188 kilogram e mes shumë sforcimeve arrin të realizojë 190 kilogram, madje duke kërkuar dhe asistencë mjekësore për shpatullat e tij. Sigurisht që për Caljen vendi i katërt është sukses, sepse në pjesëmarrjet e tij në Lojërat Olimpike ka ardhur në progres. Vendi i gjashtë në “Londër 2012”, i pesti në “Rio 2016” dhe tani i katërti. Por shqiptarët e prisnin një medalje olimpike, që tanimë do të mbetet një ëndërr deri në “Paris 2024”.

Tashmë në garë për Shqipërinë do të jenë Manuela Delilaj në pistoletë 25 metra sportive dhe Nikol Merizaj në not 50 metra stil i lirë më 30 korrik. Izmir Smajlaj në kërcim së gjati dhe Erkand Qerimaj në peshëngritje pesha 81 kilogram më 31 korrik dhe Luiza Gega më 1 gusht në 3000 metra me pengesa.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI