Flash

Video/ Kualifikim në shtesë, Teuta shpëton fytyrën dhe përmbys me tre gola D'Escaldes: tani i pret Shamrock

Lapsi.al 27 July 2021
Video/ Kualifikim në shtesë, Teuta shpëton fytyrën dhe

Pas tre humbjeve radhazi në tre ndeshjet e zhvilluara në Europë mes Champions e Conference League, Teuta gjen fitoren atëherë kur duhet dhe me rezultatin e duhur. Durrësakët kualifikohen në raundin e tretë të kompeticionit, duke përmbysur në transfertë humbjen e turpshme 2-0 në Miko Dovana përballë Inter Cluv d’Escaldes. Andorranët janë dorëzuar në shtesë, ku e coi ndeshjen dygolëshi i Plakut e ku vendosi 11 metërshi i Kallakut për një 3-0 që e dërgon Teutën drejt Shamrock Rovers.

Ishte e qartë se D'Escaldes nuk ishin kundërshtari për të mundur kampionët e Shqipërisë, por humbja e parë i kishte përzier kartat. Ashtu si në fakt i përzjeu Edi Martini, me Sebino Plakun nga minuta e parë në krah të Seferit. Pikërisht sulmuesi shënoi golin e parë në minutën e 25, duke i dhënë shpresë bregdetarëve. Kjo edhe për faktin se d'Escaldes nuk u shfaq kurrë rrezikshëm në anët e Frashërit. Kështu Teuta shënoi edhe golin e dytë, që barazoi ndeshjen e parë, në minutën e 80, gjithnjë me këmbët e Plakut, ndërsa në shtesë, një penallti e fituar nga Gruda i dha mundësinë Kallakut të shënojë me penallti golin e kualifikimit në kohën shtesë, në minutën e 106′.

Në raundin e tretë, durrsakët i pret një rival i vështirë, skuadra irlandeze Shamrock Rovers. Ndeshja e parë do të luhet në Irlandë në datën 5 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit në ‘’Niko Dovana’’ një javë më vonë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI