Flash

Laçi, në Kraiovë për kualifikimin: "Orkesi është hapur, por duhet të japim gjithçka"

Lapsi.al 28 July 2021
Laçi, në Kraiovë për kualifikimin: "Orkesi

"Patjetër që është një ndeshje e fortë, duke patur parasysh pretendimet që ka kundërshtari ynë, në letër sigurisht që ka qenë favorit". Fitorja në Elbasan Arena e ka rritur shumë besimin e bardhezinjve në potencialin që kanë dhe tani në stadiumin Ion Oblemenco është për tu mbrojtur një gol. Rezultat që në fakt ka shumë vlerë, por duke qenë i hapur, e bën teknikun Shpëtim Duro të qendrojë në ekuilibër. "Në ndeshjen e parë shkoi gjithcka mirë për ne, kemi avantazhin e rezultatit, por sigurisht që na pret një betejë e ashpër në Kraiovë. Ne do të mundohemi të japim maksimumin në këtë takim, ashtu si bëmë në ndeshjen e parë dhe pastaj të shohim si do të zhvillohen situatat e lojës".

Shumë gjëra kanë ndryshuar nga vigjilja e ndeshjes së parë, në atë të kthimit, për raundin e dytë të Conference League që sheh Laçin të impenjuar në transfertën e Rumanisë kundër Univesitateas së Craiovas në orën 20.30. Sigurisht që po flasim për një kundërshtar të fortë, por që për mënyrën si skuadrat u përballën në ndeshjen e para nuk dhanë ndjesinë e diferencave të madhe, përkundrazi. "Patjetër që Kraiova ishte favorite, por skuadra bëri një ndeshje të mirë dhe tani është hapur oreksi për ndeshjen e dytë - tha Duro - . Morali është i lartë por duhet të shkojmë aty dhe të japim gjithcka, pastaj tia lëmë fushës".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI