Flash

"Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori": Calja entuziast pas vendit të katërt në Tokio 2020

Lapsi.al 28 July 2021
"Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori":

Medalja do të kishte qenë qershia mbi tortë, edhe ajo e bronxtë të cilës i shkoi vetëm një kilogram larg. E megjithatë, vendi i katërt në Tokio 2020 e ka ekzaltuar peshëngritësi shqiptar Briken Çalja, që në përfundim të garës, u ndal të fliste për arritjen e tij duke u shprehur se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për të: "Me rezultatin jam jashtëzakonisht i kënaqur. Mos të harrojmë se në shtytje dola i treti, një rezultat fantastik. Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori shqiptare. Mos të harrojmë se unë kam zënë vendin e gjashtë në Londër, të pestin në Rio" tha Calja.

Në një prononcim për ‘’Koha Ditore’’, peshëngritësi ka vazhduar më tej, pa e fshehur mërzinë që i shkaoi kaq pranë medaljes pa arritur ta marrë: "Isha vetëm një vend larg medaljes, por ky është sporti. Është rezultat historik. Dua të falënderoj familjen time jashtëzakonisht shumë, për shkak se kemi kaluar një situatë jo të mirë. Falënderoj Zotin që ka dal mirë gjithçka. Duhet të jemi të lumtur për rezultatin, është rezultat historik dhe jam shumë i lumtur”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI