Flash

Simone Biles nuk ia del dot, mendja e braktis: ylli amerikan tërhiqet nga gara 'all-around'

Lapsi.al 28 July 2021
Simone Biles nuk ia del dot, mendja e braktis: ylli amerikan tërhiqet nga

Gjimnastika artistike në Tokyo 2020 humbet një pjesë të rëndësishme e ndoshta më të rëndësishmen në absolut: Simone Biles nuk do të mbrojë titullin e saj olimpik në garën 'all-around' në Lojërat Olimpike Japoneze. Superylli amerikan i gjimnastikës u tërhoq nga gara për t'u përqëndruar në mirëqenien e saj mendore. Vendimi vjen një ditë pasi Biles u tërhoq nga finalet e ekipit të grave pas një rotacioni sepse ajo ndjeu se nuk ishte gati mendërisht.

Gjimnastja e konsideruar më e mira e të gjitha kohëve, vetëm një ditë më parë doli hapur, pa asnjë justifikim në lidhje me tërheqjen e saj nga gara ekipore e gjimnastikës artistike (i kushtoi ekipit amerikan medaljen e artë, vetëm argjendi në fund): “Unë duhet të përqendrohem në gjendjen time mendore dhe të mos rrezikojë shëndetin dhe mirëqenien time”.

Një rrëfim i hapur, i denjë për një kampione të jashtëzakonshme që bëri historinë e gjimnastikës artistike botërore. “Nuk kam më besim te vetja si më parë – shpjegoi 24-vjeçarja amerikane, katër herë medalje e artë në Rio 2016 dhe gjimnastja e parë në histori që ka fituar pesë tituj botërorë në konkursin individual – Thellë brenda meje ndihem keq që më është hequr ajo që dua të bëj. Sapo hipi në pedanë jam vetëm unë dhe koka ime… dhe aty ka demonë me të cilët duhet të përballem”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI