Flash

Ronaldo si qendërsulmues, mesazh për Allegrin: "I lumtur që kthehem të punoj"

Lapsi.al 29 July 2021
Ronaldo si qendërsulmues, mesazh për Allegrin: "I lumtur që
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dy ditë pas kthimit të tij në Torino. Portugezi ka publikuar një postim në italisht në profilet e tij sociale, shoqëruar me foton e parë të sezonit të ri të veshur me uniformën bardhezi (atë të stërvitjes), duke u shfaqur menjëherë gati për afidat e reja. "I lumtur që kthehem të punoj", ka qenë mesazhi i CR7, i cili ende pret të përcaktojë më qartë të ardhmen e tij.
Hipoteza e një lamtumire të portugezit ende nuk është hedhur poshtë plotësisht nga drejtuesit e Juventusit, me PSG që mbetet vigjilent dhe i gatshëm të monitorojë situatën, për të shkuar më tej në rast të lamtumirës së Mbappe. Shumë, në realitet, varet nga takimet e parë ballë për ballë me Allegrin: të dy janë rigjetur pas dy sezonesh dhe tashmë kanë folur, por portugezi është i shqetësuar për të kuptuar se çfarë plane ka në mendje tekniku toskan për të, i cili duket se është i tentuar për ta vendosur atë si një pikë referimi në qendër në një 4-2-3-1. Kjo është arsyeja pse mesazhi social i CR7 mund t'i drejtohet në mënyrë indirekte teknikut, me idenë e gatishmërisë në dispozicion të tij në këtë fillim sezoni.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI