Flash

I biri i Abramovich në Milano: 130 milionë euro në tavolinën e Inter për Lukakun

Lapsi.al 29 July 2021
I biri i Abramovich në Milano: 130 milionë euro në tavolinën

Chelsea po kërkon një qendërsulmues e pasi provuan për Kane dhe Haaland pa sukses, tani po përpiqen ti rrëmbejnë Inter Romelu Lukakun. Roman Abramovich, shkruan Corriere della Sera, ka dërguar djalin e tij në Milano për të testuar situatën e sulmuesit: një ofertë prej 100 milion eurosh është gati, por blutë mund të shkojnë deri në 130. Belgu, megjithatë, tashmë e ka bërë tashmë të ditur se dëshiron të qëndrojë te Inter.

Edhe para se të arrinte të formulonte ofertën për Marotta e Ausilion, klubit anglez iu desh të përplaset me murin e ngritur nga vetë Lukaku, i lumtur në Milano dhe sidoqoftë pak i bindur për tu kthyer në Angli, pavarësisht një oferte prej 10 milionë eurosh në vit (kundrejt 7.5 të garantuara nga Inter).

Klubi zikaltër nuk ka ndërmend të privohet nga lideri i tij dhe tashmë e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shesë titullarë të tjerë pas Hakimit, edhe pse është logjike që, në një situatë si ajo aktuale, një propozim - për momentin ende në letër - që tejkalon 100 milionë mund të çojë në një arsyetim krejt tjetër. Edhe pse pastaj duhet kërkuar një zëvendësues, mbi të cilin investimi duhet të jetë i fortë, për shembull Zapata kushton jo më pak se 70 milionë, gjithnjë nëse Inter nuk ndryshon plotësisht strategjinë duke trokitur në derën e Sassuolos për Raspadorin.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI