Flash

Video/ Goli i Vitit, rovjeshata e Taremit në Champions: iraniani ka marrë 30% të votave në faqen e UEFA-s

Lapsi.al 29 July 2021
Video/ Goli i Vitit, rovjeshata e Taremit në Champions: iraniani ka

Një vit i ngjeshur me ndeshje, me gola e me shumë veprime spektakolare e që ka kohën për të përzgjedhur më të mirën në harkun e një edicioni. Në cmimin e Uefa-s 'Goli i sezionit', triumfoi rovjeshata spektakolare e futbollistit të Portos Mehdi Taremi. Iraniani realizoi në ndeshjen kundër Chelsea, në kthimin e cerekfinaleve të Champions League, gol që mori rreth 30% të votave. Portali i Uefa.Com, i vetmi kanal për pjesëmarrjen në votime, ka marrë më shumë se 600 mijë vota.

https://www.youtube.com/watch?v=7iu4MRuPDiI

Taremi ka lënë kështu pas magjinë e Lorenzo Insignes. Goditja e harkuar e napoletanit në ndeshjen mes Italisë e Belgjikës, e vlefshme për cerekfinalet e Euro 2020, përfundon në vendin e dytë në cmimet e Uefa-s 'Goli i sezonit'. Vendi i tretë i podiumit është arritur nga Kemar Roofe për golin e shënuar në ndeshjen e fazës së grupeve të Europa League mes Standard Liege e Glasgow Rangers.

https://www.youtube.com/watch?v=P186ARqHZ9Y

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI