Flash

Video/ Laçi bën historinë në Kraiovë: 100 minuta betejë, por ajo pritje e Sherrit i çon përballë Anderlecht

Lapsi.al 29 July 2021
Video/ Laçi bën historinë në Kraiovë: 100 minuta

Minuta e 91 mund të rrezikonte të gjithë përpjekjet e bëra në ndeshjen e kthimit kundër Universitateas së Kraiovës: Sherri devijoi si mundi duke e përplasur topin në shtyllë, për pritjen më të rëndësishme të takimit, atë që vlen kualifikimin. Pastaj 9 minuta shtesë, një goditje dënimi që fshikulloi shtyllën e kartoni i kuq për asistentin e Duros që protestonte për kalimin e kohës shtesë vetëm sa rritën adrenalinën tek bardhezinjtë që në fërshëllimën e fundit festojnë historinë e tyre të re, në të cilën tani i prêt Anderlecht.

Laci rrëmben kualifikimin në tokën rumune me një performancë solide e plot me zemër. Është dashur pak nga të gjithë në fakt në transfertën rumune për të mbrojtur 1-0 e ndeshjes së parë, edhe pse impaktin më të mirë me ndeshjen e patën pikërisht kurbinasit. Roganovic në minutën e 8’ e Malota në minutën e 22’ frikësuan Universitatean, që ndoshta e mendoi të thjeshtë përmbysjen e një goli në sfidën që luante në shtëpi.

Rumunët u panë vetëm njëherë vërtetë rrezikshëm në portën e Lacit në pjesën e parë, por edhe atëherë Koljic u përplas me reflekset e një Sherri spektakolar në minutën e 35. Minutat që kalonin rritën konfidencialitetin e skuadrës së Duros, që megjithatë shpenzoi mundësi që mund ta penalizonin, duke parë si erdhi loja. Guindo nuk shfrytëzoi mundësinë e minutës së 44, por bëri edhe më keq 7 minuta pas rifillimit, kur i gjetur në zonë nga Zarubica goditi keq dy herë duke mos u besuar as vetë syve. Sulmuesi i ardhur nga Bylis, me rastet e humbura mbajti me shpresë Universitatean, duke i dhënë mundësinë që në minutën e 91 të godisnin shtyllën e në të 94 të rrezikonin me një goditje dënimi që kaloi ngjitur me shtyllën.

Në fund, pas 100 minutave betejë në Kraiovë, bardhezinjtë mbrojtën golin e ndeshjes së parë që e katapulton Lacin tashmë në raundin e tretë të Conference League, në një arritje historikë: shkojnë për herë të parë kaq larg në Europë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI