Flash

FOTO/ Alexis Sanchez kapet mat me 'stories': gazetarja i zbulon lidhjen me ish-të dashurën e Neymar

Lapsi.al 29 July 2021
FOTO/ Alexis Sanchez kapet mat me 'stories': gazetarja i zbulon
Interesimi i gazetarëve është problem më vete, sidomos kur sportistët (futbollistët të parët) kanë dicka që duan ta mbajnë fshehur. Gazetarja amerikano-jugore Cecilia Gutiérrez kohët e fundit është përqëndruar në jetën dashurore të Alexis Sanchez. Futbollisti i Interit në fakt, sipas ndërtimit të fakteve dhe hulumtimit të saj, ka filluar një histori dashurie me modelen ruse Katarina Safarova. Gazetarja ka pikasur një seri historish në Instagram në të cilat mund të shiheshin foto dhe një video e kohëve të fundit në të cilën futbollisti kilian dhe modelja ruse shfaqen veçmas, por duket se ata kanë qenë së bashku disa ditë më parë në Barcelonë dhe se më pas janë takuar në Milano. Në video, shihet vetëm modelja por dëgjohet një zë, që sipas gazetares duhet t’i përkasë Alexis. Katerina Safarova është 22 vjeç dhe u bë e famshme pas pjesëmarrjes së saj në reality show La Isla de las Tentaciones në janar 2020. Ajo ka patur më parë një lidhje me Neymar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Katerina Safarova (@kat_safarova)

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI