Flash

Zbulohen "demonët e mendjes": ja kush është problemi i vërtetë që ndaloi amerikanen Biles

Lapsi.al 29 July 2021
Zbulohen "demonët e mendjes": ja kush është problemi i

Quhet Amanar, është një hedhje me dy rrotullime e gjysmë, është shumë i vështirë dhe i rrezikshëm por ka qenë gjithmonë një nga pikat e forta të Simone Biles. Amerikania nuk pati sukses në testin ekipor, pikërisht me këtë ushtrim, e vendosi të thoshte mjaft.

Në mes të hedhjes, ajo humbi plotësisht orientimin e saj, por sërish arriti të bëjë një ulje pa pasoja. Por ajo që ndodhi i kujtoi asaj se sa i rrezikshëm është sporti i saj, sa e nevojshme është të jesh e kthjellët dhe e qetë për ta përballuar. Kur ajo foli për problemet e saj pas tërheqjes nga gara, Biles foli për "twisties", në thelb një bllokim mendor që e bën atë të humbasë orientimin në hapësirë gjatë kryerjes së ushtrimeve ajrore. Shumë e rrezikshme në gjimnastikë, një sport në të cilin atletët thirren në cështje për të kryer edhe hedhje spektakolare. "Nuk ke absolutisht asnjë kontroll mbi trupin tënd dhe atë që ai bën në hapësirë. Duhet kohë dhe pajisje specifike për ta kaluar atë”, tha gjimnastja amerikane Aleah Finnegan për The Guardian.

Gjimnastika është një sport spektakolar dhe shumë i vështirë, jo vetëm për trupin. Për të përballuar ushtrimet është e nevojshme të jesh në gjendjen e duhur shpirtërore, nuk ka të bëjë me eliminimin në garë ose humbjen e një penalltie, rreziku është që të dëmtohesh vërtet keq.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI