Flash

"U hakmorrëm me derrin Ronaldo": fyerjet e spikerit të stadiumit i kushtojnë ndëshkimin nga Federata portugeze

Lapsi.al 29 July 2021
"U hakmorrëm me derrin Ronaldo": fyerjet e spikerit të

Vështirë se mund të ndodhte diçka e tillë, por në Portugali paska edhe ndonjë që nuk e vlerëson Cristiano Ronaldon. E për ta gjetur, vendi më i mirë është tek skuadra rivale e ish-Sportingut të tij, te Porto. Vetëm se jo në skuadër, por tek spikeri i stadiumit, që nuk ka lënë fyerje pa bërë kundër CR7, duke marrë si rezultat... 1430 euro gjobë.

Gjoba ka shkuar për spikerin e Portos Fernando Saul, që ashtu si rrëfen e përditshmja portugeze A-Bola ka fyer sulmuesin e Juventus në profilet e tij në rrjetet sociale, pak para garë së Champions kundër Portos në majin e kaluar në Dragao, ku bardhezinjtë e Pirlos u eleminuan në 1/8 e finales. "U hakmorëm në Basel kundër hajdutëve italianë, u hakmorëm ndaj derrit Ronaldo për atë që i ka bërë Dragaos. Çfarë race krenare, ky është Porto. Tani po pres videon e Dolores (nëna e CR7) dhe 'pabuksave' të tjerë të familjes", ka shkruar ai komentin, që gjithësesi i ka kushtuar rëndë spikerit kundërshtar, aq sa të gjobitet nga Federata portugeze.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI