Flash

FOTO/ Gjesti më i bukur në Tokyo 2020, përqafimi saudite-izraeliter, "sporti shkon përtej"

Lapsi.al 31 July 2021
FOTO/ Gjesti më i bukur në Tokyo 2020, përqafimi

Paqe dhe vëllazëri, ashtu si duhet të jetë në një Olimpiadë. Në Tokio 2020, në fund të sfidës së 1/16 në xhudo për femra +78 kg, sauditja Tahani Alqahtani dhe izraelitja Raz Hershko u përqafuan: pastaj, 23 -vjeçarja Hershko, e mbiquajtur "Hercules" - që kishte fituar garën me ippon - ngriti krahun e djathtë të kundërshtares në një gjest që përdoret për të bërë homazhe ndaj vlerës së rivalit.

Një sinjal i shpirtit të vërtetë olimpik iu dha botës nga dy praktikuese të një sporti, xhudos, nga ku ndërkohë ditët e fundit kishin mbërritur pikërisht të kundërtët. Tahani Alqahtani, ndër të tjera, ishte në gjendje të merrte pjesë në Lojërat e Tokios 2020 falë një ftese të veçantë nga IOC, dhe ajo sigurisht nuk u tërhoq kur shorti e përballi atë me një rivale nga Izraeli. Nuk bëri si algjeriani Fethi Nourine dhe sudanezi Mohamed Abdalrasool, të cilët në 72 kg për meshkuj u tërhoqën që të mos përballeshin me izraelitin Tohar Butbulin.

Kjo është arsyeja pse ata u pezulluan më pas nga federata ndërkombëtare e xhudos: e njëjta që tani, pas asaj që ndodhi mes Alqahtani dhe Hershko, lëshoi një komunikatë për të theksuar se "ndeshja midis Tahani Alqahtani dhe Raz Hershko u zhvillua rregullisht dhe përfaqëson një hap përpara në shenjën e respektit dhe miqësisë, duke demonstruar se si sporti mund të shkojë përtej çdo ndikimi politik ose të që nuk ka të bëjë me vlerat olimpike ”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI